Molliqaj kërkon në mbledhje që Kurti të mos kandidojë për kryetar të LV-së

11 dhjetor 23:08

Rreth 7 orë ka zgjatur mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje të hënën. Kjo ishte mbledhja e parë pas publikimit të ofendimit që Aida Dërguti i kishte bërë Albin Kurtit.

Partia e saj, ia ka pranuar dorëheqjen nga anëtarja e kryesisë dhe nga kryetarja e degës në Vushtrri. Në mbledhjen e kryesisë kanë marrë pjesë edhe deputetët e kësaj partie por Ymeri ka qenë i vetmi që ka folur për mediat, ani pse nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka përçarje në partinë që ai e udhëheq.

Ai ka thënë se kryesia e dënon gjuhën e përdorur karshi figurave publike të Vetëvendosjes, që po bëhet në rrjetet sociale. Por, burimet e KTV-së tregojnë për diskutime të tensionuara në mbledhje.

Dardan Molliqaj ka kërkuar në mbledhje atë që e kishte qëndrim tash e një kohë, që Albin Kurti nuk duhet të kandidojë për kryetar të partisë, për shkak të mospajtimeve me të dhe të krahut të tij. Shumica dërmuese e anëtarëve të kryesisë e kanë kundërshtuar fuqishëm një propozim të tillë.

Dorëheqjen dhe largimin nga partia, Dërgutit ia kanë kërkuar pos degës në Vushtrri edhe të tjerave degë të Vetëvendosjes. Ajo vazhdon të mbajë pozitën e deputetes dhe nënkryetares së Kuvendit nga LV-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian pritet të hapë sot kapitujt e rinj në…