Molliqaj: Kurti, i hapur ndaj Serbisë, i mbyllur ndaj Shqipërisë

02 mars 2021 | 17:22

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj,  duke komentuar deklaratën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me bashkimin kombëtar, ka thënë se Kurti është i hapur ndaj Serbisë dhe i mbyllur ndaj Shqipërisë.

“I hapur ndaj Serbisë, i mbyllur ndaj Shqipërisë. Albin Kurti nuk i thotë jo Lajçakut për ndryshime kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Albin Kurti i thotë jo ndryshimeve kushtetuese për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kur i tradhton bindjet dhe vlerat, ndryshimi i qëndrimeve bëhet vetëm çështje kohe”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka njoftuar se për shkak…