Molliqaj: Kurti ka menduar se kam pretendime për të qenë kryetar

14 dhjetor 2017 | 21:50

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka treguar se problemi brenda kësaj lëvizjeje ka nisur në tetorin e vitit 2016.

“Dallime në VV ka pas gjithmonë, mes njerëzve, figurave, forumeve dhe niveleve. Problemi ka filluar në tetor të vitit të kaluar. Nuk mendoj që ka nisur në mënyrën e duhur. Diskutimi ka filluar Albin Kurtit dhe disa prej nesh, mbi disa sjellje tona në kuptimin e një leximi që bënte të një transformimi të ijas prej neve në këtë çështje”, ka thënë Molliqaj.

“Kam menduar se është diskutim që mund ta bëjmë mirë, drejt, bashkë. Normalisht nuk jam pajtuar. Ka filluar si diçka normale si pikëvështrim për një çështje. Ka nisur me mosbesimin e Albinit se ne mund të fitojmë zgjedhjet. Unë kam besuar se mund t’i fitojmë zgjedhjet, pasi e kam thënë në të gjitha forumet dhe mediat. Albini ishte i shqetësuar dhe shumë mirë që ka qenë”, ka thënë Molliqaj në “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se pas këtij debati kanë filluar sulmet ndaj tij.

“Sulm që unë nuk e bëjë ndaj akujt, as ndaj kundërshtarëve të m’i politikë. Më vonë kam kuptuar që nuk është e vërteta krejt që thuhet në takim. Derisa insistonin se problemi është organizativ. Kërkoja të sqarohem se pse thonë që Dardani është bërë mikroborgjez. Ishim në kulmin e sakrificës së VV dhe partive tjera opozitare. Insistoja se problemi nuk po diskutohet sinqerisht. Një prej shqetësimeve të Kurtit që mua nuk ma ka thënë, por tjetër kujt, se Kurti mendon që unë kam pretendime për të qenë kryetar i lëvizjes”, ka thënë ai.

“Për këtë jam gëzuar sepse kam menduar se është zgjidhur problemi. Për këtë e kam takuar të nesërmen Albinin dhe i kam thënë se është dashur të ma thuaje mua dhe s’ka pas nevojë që kjo çështje të mos diskutohet hapur”, ka shtuar ai.

Molliqaj ka treguar se i ka thënë Kurtit që nuk e sheh veten në krye të partisë.

“I kam thënë se përveç teje shoh edhe 3-4 veta tjerë që mund të jenë para meje. Kur më ka thënë se kam dyshim të motivet dhë qëllimet, i kam thënë se është ky problem serioz – kontestimi i qëllimeve të mia. Kurti insistonte që kjo çështje të diskutohej. Kjo erdhe duke u rritur valë-valë dhe erdhën zhvillimet tjera. Sot mendoj se çështja është politike, ai nuk ka diçka personale me mua. Nuk besoj që ka ndonjë problem tjetër me mua, përveç problem politik. Nuk besoj se zoti Kurti ka problem personal me të, sikur që unë ‘skam problem personal me të. Jam rritur me të dhe kam mësuar shumë nga ai”, ka thënë Molliqaj ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Walt Disney Company” ra dakord që të blejë asetet kryesore…