Molliqaj: Kurti nuk është i pranueshëm për kryetar të Vetëvendosjes

25 janar 2018 | 23:04

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka rrëfyer sërish për problemet në VV.

Ai në “Debat D Plus”, në “RTV Dukagjini” ka treguar se përse Albin Kurti nuk është i pranueshëm për kryetar të Vetëvendosjes.

“Kam pasur dilema dhe probleme me z.Kurtin, kam besuar që ky problem do të zgjidhet, dhe e kam mbështetur për kryeministër, pastaj qëndrimet politike të Kurtit për mua ishin të papranueshme”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka shtuar se problemet në VV i ndanë në dy periudha.

“Pjesa e parë është prej fillimit të problemit deri në muajt qershor- korrik ku unë kam besuar që problemi ne VV ka karakter ndonëse politiko-organizativ por deri diku te zgjidhshëm për shkak se kam besuar që frika e z.Kurtit që kishte e që e konfirmoi edhe sonte mund të zgjidhet se unë do të tërhiqem nga sekretari. Pjesa e dytë është kur e kam parë që e gjithë kjo që ka ndodh në VV i gjithë ky sulm, eliminim politik ndaj figurave kryesore të VV-së, ndaj aktivistëve pa të drejtë, pa fakte, pa dëshmi, kamë qenë i shqetësuar dhe kam filluar të mendojë se cilët janë hapat për zgjidhjen e problemit”, u shpreh Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi…