Molliqaj, Kurtit: UÇK-ja nuk mbrohet vetëm një herë

27 shtator 2020 | 23:22

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka sfiduar ish-kryeministrin Albin Kurti lidhur me arrestimet e fundit të Gjykatës Speciale.

Molliqaj e ka pyetur Kurtin se ku është sot ai dhe çka mund të bëhet tash kundër Speciales e jo të merret vetëm me histori.

“Ku ishe ti kur u votua Gjykata?! Kjo pyetje, më shumë sesa pyetje retorike është mungesë guximi për t’u pozicionuar sot. Siç duket, ata që pyesin për fajtorët e djeshëm, e duan Gjykatën sot. A dëgjuat, sot paskan thënë se Gjykata nuk mund të ndalohet dot më. Adem Demaçi pati thënë: “kurrë nuk është vonë me u koritë”. Siç nuk është vonë as me u mbushë mend. Diskutimi është tash dhe këtu. Ku je ti sot? Çfarë mund të bëjmë sot?”, ka shkruar Molliqaj, në një reagim në “Facebook”.

Sot, Albin Kurti ka thënë se s’mund të zhbëhet Gjykata Speciale derisa tha se po të ishte në pushtet do t’i ndihmonte dhe mbronte luftëtarët e UÇK-së.

Molliqaj ka thënë se UÇK-ja nuk bën të mbrohet vetëm një herë dhe në një votim por kjo duhet të ndodhë gjatë gjithë kohës.

“Për gjynah. Shumë prej tyre kurrë një pushkë nuk e kanë shkrepur; këta që për kaq shumë kohë kanë kritikuar luftëtarët për rrahagjoks, çfarë po bëjnë sot?! Po kakarisin për të djeshmen, sepse nuk janë gati të tregojnë koherencë sot. Po rrahin gjoks për një moment demek aq historik, kur bota qenka ndarë në dysh. Është ky momenti kur të paepurit i rezistuan edhe presionit bërthamor, por ama nuk e votuan Gjykatën Speciale. Në fakt, ulur në Kuvend ishin, bile s’kishte presion mbi ta sepse votat ishin siguruar. Mos harroni, të njëjtit me mosveprim pamundësuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale në dhjetorin e vitit 2017”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi është deklaruar pas…