Molliqaj, LDK-së: Osmani do të jetë presidente vetëm e LV-së

04 prill 2021 | 17:34

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka ftuar deputetët e LDK-së që mos t’ia bëj kuorumin Vjosa Osmanit për tu bërë presidente.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tashmë është e qartë se Osmani do të jetë presidente vetëm e LV-së.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Mundësia e Lumirit

Mundësia e Lumirit

Edhe nëse Lumiri kishte dyshime deri tash, tashmë gjithçka është e qartë: Osmani do të jetë presidente vetëm e VV. Prandaj Albin Kurti s`po len pazar e shantazh pa bërë, për ta zgjedhur Vjosën.

Ata ishin bashkë në fushatën zgjedhore, bashkë në sulmet ndaj KQZ-së, bashkë në shantazhin ndaj opozitës përmes ligjit për zgjedhje. Dhe do të jenë bashkë edhe në të ardhmen për çkado që ka nevojë ky pushtet me tendenca autoritare.

Prandaj janë momentet e fundit që LDK në krye me Abdixhikun të reflektojnë dhe të mos ia mundësojnë Kurtit zgjedhjen e Osmanit presidente. Mos e bëni këtë gabim të pakthyeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është deklaruar pas humbjes ndaj…