Molliqaj mbështet ‘Marshin për drejtësi’: Videoja e Kurtit është arsyeje shtesë për të marrë pjesë

29 mars 2023 | 17:35

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dal në përkrahje të “Marshit për drejtësi”, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se ka shumë arsyeje për të dal në këtë marrsh dhe për t`i përkrahur ish-krerët e UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, ku akuzonte ish-presidentin Hashim Thaçi, se “ka kënduar si bilbil në Hagë”.

Sipas tij, kjo video e Kurtit është edhe një arsye më shumë për t’marshuar të dielën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbanë në paraburgim në Hagë që dy vite.

“Një arsye më shumë për t’marshuar të dielën, më 2 prill! Ndani 2 minuta dhe shiheni këtë video! Edhe një arsye e fortë shtesë që të gjithë të dalim në marshin solidarizues me krerët e UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. 2 prill, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’”, ka shkruar Molliqaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e…