Molliqaj: Partitë populiste si VV-ja, kur fitojnë, fitojnë fort

23 shkurt 2021 | 21:31

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se partitë si VV-ja kur fitojnë fitojnë fort, sepse sipas tij partitë populiste marrin kështu vota.

Molliqaj tha se arsyeja se pse nuk kandidoj bashkë me partinë e tij ne zgjedhjet e fundit ishte sepse i kishin dy rrugë të cilat asnjëhera sipas tij nuk kishte qenë e përshtatshme.

“VV, pavarësisht zhvillimeve e kemi ditë që VV është faktori kryesor në vend, edhe në të kalume edhe tani jemi marrë me të, sepse gjithmonë duhet me u marrë me të. Për neve nuk ka qenë i rëndësishëm rezultati, por nuk mund ta mohoj. Partitë populiste si VV-ja, kur fitojnë, fitojnë fort”, tha ai

‘’Kur kemi diskutu për këtë i kemi dy rrugë, me përkrah këtë frymë, njëjtë si PDK një kohë, ja me garu me partitë tjera të vjetra. Ne nuk kemi qenë në garë ne kemi qenë në diskutim public. Ndonëse ne si PSD e kemi pranuar këto rezultatet ku ja kemi qëlluar’’, ka shtuar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri nga LDK ka bërë të ditur se javën…