Molliqaj përgëzon LDK-në për iniciativën për mbylljen e lojërave të fatit

22 mars 2019 | 16:26

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka përgëzuar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për nismën për mbylljen e lojërave të fatit.

Pas miratimit të rezolutës për mbylljen e lojërave të fatit, Molliqaj ka kërkuar nga Qeveria që ta fillojë me mbylljen e bizneseve që kanë të bëjnë me lojërat e fatit.

“Kaloi rezoluta e opozitës për mbylljen e lojërave të fatit. Mbase lojërat e fatit mund të ndikojnë pozitivisht në mbushjen e arkës së shtetit, por përvoja dhe studime të ndryshme në botë kanë vërtetuar se ndikimi negativ i lojërave të fatit në shoqëri është tejet i madh. Përveç shkatërrimit të ekonomive familjare, lojërat e fatit ndikojnë edhe tek vetëvrasjet, dhuna në familje, abuzimi me alkool dhe drogë, etj. Përgëzoj kolegët nga LDK për këtë nismë shumë të mirë dhe të domosdoshme për vendin. Uroj që Qeveria ta hartojë sa më shpejt ligjin dhe menjëherë të filloj mbyllja e këtyre bizneseve”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në organizim të KB Golden Eagle Ylli dhe në mbështetje…