Molliqaj: Qeveria Kurti është qeveri e shantazhit

03 prill 2021 | 13:15

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se qeverina Kurti është qeveri e shantazhit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shantazhi dhe kërcënimi janë mjete për të arritur qëllimin e shatazhuesit.

“Shantazhin nuk e bënë të tillë realizimi i tij, por potenciali i realizimit të tij. Dhe kur qëllimi arrihet, pa u realizuar shantazhi, atëherë i bije që ky i fundit ka pasur sukses”.

“Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente. Kurti po tërhiqet nga ligji sepse ky ishte vetëm shantazh. E nëse i zgjedhet presidentja atëherë shantazhi ka pasur efekt!”, ka shkruar ai.

Prandaj, sipas Molliqajt, kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij.

“Një qeveri që fillon me shantazh do të vazhdojë si e tillë. Njëjtë një opozitë që i nënshtrohet sot shantazhit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka thënë se…