Konjufca: Data e fundit është 5 prilli kur Kuvendi do të duhej ta fillonte procesin e presidentit

03 prill 2021 | 13:11

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka thënë se meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideron që data e fundit në të cilën Kuvendi do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.

Konjufca ka bërë të ditur se sot ka takuar Kurtin dhe Osmanin dhe kanë diskutuar mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve.

“Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë”.

“Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj deklarate të Konjufcës, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Konjufca takon Kurtin e Osmanin, i premtojnë se Ligjin për zgjedhjet do ta ndryshojnë në dialog me opozitën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka…