Lushaku, Gërvallës dhe Sveçlës: Arlinda ka vdekur në duart tuaja

05 nëntor 2026 | 13:40

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti për mungesë të llogaridhënies.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu ka thënë se dorëheqje është dashur të japin si koordinatorja për dhunën në familje, ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme.

“Duhet të jepte dorëheqje koordinatorja për dhunë në familje, duhet të jepte dorëheqje ministri i Brendshëm, që në duar i ka vdekur Arlinda Zekaj. Në sistemin e tij të drejtësisë, e ai vazhdon ta mbajë postin, se më me rëndësi është ta mbajë postin sesa të vdesë një grua në duart e policisë”, ka deklaruar ajo.

Lushaku-Sadriu ka thënë se rasti i Arlinda Zekajt është pasqyrim i mungesës së përgjegjësisë dhe empatisë ndaj grave.

“Ministrave tanë u ka vdekur gruaja në duar dhe nuk japin asnjë lloj përgjegjësie”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për Astrit…