Molliqaj: Thaçi i ka bërë favor Erdoganit

04 prill 2018 | 15:24

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve (GDP), Dardan Molliqaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i ka bërë favor homologut të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me rastin e arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

“Ne nuk kemi informata por në media po qarkullojnë të tilla se këta shtetas turq kanë pasur miliona qarkullime në llogaritë e tyre bankare. Jam i bindur që Thaçi i ka bërë favor Erdoganit, në mënyrë që ta fusë Kosovën në beteja të padrejta dhe me interesa të dy grupeve për interesa të tyre personale, ose ndonjë favor që ka marrë në të kaluarën ose që do ta marrë tani”, ka thënë Molliqaj në seancën e jashtëzakonshme për “gulenistët”.

Ai ka thënë se Thaçi nuk është president i Kosovës me vota të qytetarëve. “Thaçi është president me vota të deputetëve të këtij Kuvendi. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë edhe të paketa edhe të mangëta”, ka thënë Molliqaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bekim Çollaku dhe Antonia Battaglia Qëllimi ynë është të…