Momente të frikshme | Sirena profesioniste rrezikoi të mbytej gjatë shfaqjes

02 dhjetor 2023 | 17:03

Gabriela Green-Thompson Kay, një sirenë profesioniste ka rrezikuar të mbytet gjatë shfaqjes së saj në akuariumin gjigant.

Në një moment, teksa po performonte para fëmijëve të vegjël, të cilët po argëtoheshin duke parë sirenën, bishti i saj ngecet në një nga koralet e rreme brenda akuariumit.

Në një moment, ajo duket se është në panik, teksa përpiqet që të notojë për në sipërfaqe.

Për të dalë nga uji sirenës iu desh të hiqte bishtin dhe kjo ishtë një skenë sa e frikshme dhe zhgënjyese për fëmijët.

“Çdo sirenë profesioniste duhet të dijë se si të dalë nga bishti i saj në rast urgjence. Fatkeqësisht aventura ime prishi magjinë e momentit, por doli edhe një mundësi shumë e mirë për stërvitje”, tha ajo në një reagim në “TikTok”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Mindanaon në Filipine, të…