Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka vdekur gjyshi

21 janar 2026 | 11:35

Labinot Rexhës ditën e djeshme (e martë) iu kumtua një lajm i hidhur në shtëpinë e famshme.

Atij i bë e ditur se i ka ndërruar jetë gjyshi, teksa lajmin në dhomë të rrëfimit ia dha bashkëshortja, Laureta.

Në një telefonatë me të, këngëtari mësoi se gjyshi i tij ndërroi jetë pas problemeve që kishte me zemër.

I njëjti shpërtheu në lot dhe dukej i prekur në ato momente, ku më pas iu lejua edhe pjesëmarrja në varrim.

Megjithatë, ai nuk kishte të drejtë të fliste me askënd në ceremoninë mortore, as me familjarët.

Labit gjithashtu iu kërkua nga familja që të vazhdonte lojën dhe se ka mbështetjen e tyre.

Edhe pas kthimit në shtëpi, ai u shfaq i mërzitur dhe shihej në lot me sy pas situatës së rëndë familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të luhen ndeshjet e tjera të raundit të…