Momenti kur Luizi ‘gjuan’ me shuplakë Kiarën! Ja çfarë ndodhi mes çiftit | Video

19 mars 2023 | 19:11

Luiz Ejlli gjatë javës që lamë pas futi në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi t’i thyenin rregullat. Kjo bëri që Maestro te eliminohej mbrëmjen e djeshme.

Artisti shkodran tha se kjo ishte e planifikuar dhe se e kishte ëndërruar këtë moment. Në “Fan Club” sot u transmetuan disa pamje, ku Kiara e shtyu me këpucë Luizin në momentin që po thoshte këto fjalë.

Këngëtari nga ana tjetër e gjuajti me shuplakë në këmbë, ndërsa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej.

“E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, deklaroi Kiara në dhomën e rrëfimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë…