Momenti kur sulmuesi i talentuar pëson arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes, i ndal zemra për 1 orë

12 mars 2024 | 20:52

Takimi mes Future dhe Al Ittihad Alexandria u shënua nga një moment rrëqethës.

Ahmed Refaat, nga Future, pësoi një atak në zemër në fushë, pas minutës së 89-të.

Sulmuesi 30-vjeçar egjiptian u trajtua menjëherë nga mjekët e pranishëm në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Në një deklartë në rrjetet sociale, Future zbuloi se zemra e futbollistit ishte ndalur “për më shumë se një orë, pavarësisht përpjekjeve për ringjallje”.

Gjendja e Ahmed Refaat aktualisht është “klinikisht e paqëndrueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë lajmin…