Momenti kur zjarrfikësi e kap pitonin që e nxirrte kokën nga guaca e banjos

29 mars 2021 | 14:54

Një zjarrfikës në Tajlandë është xhiruar në momentin kur ka kapur një piton në “WC”-në e një banese.

Zjarrfikësi ishte thirrur nga një person, i cili e kishte vënë re gjarprin kur ishte ulur. Pasi i ka hedhur detergjent për ta larguar, por pa sukses, burri ka vendosur që të thërrasë zjarrfikësit.

Videoja tregon zjarrfikësin që shtrihet në dyshemenë e tualetit dhe afrohet shumë ngadalë në “WC”, për të mos e trembur pitonin. Me një lëvizje të rrufeshme, ai ka arritur ta kapë pitonin me njërën dorë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Feim Tahirsylaj është emëruar këshilltar për medie në kabinetin…