‘Mona Liza’, mes reales dhe fantastikes

26 qershor 2020 | 09:31

(Shkëlzen Halimi, “Mona Liza”, tregime, botoi Sh. B. “Konica press”, Shkup, 2020)

Shkrimtari Shkëlzen Halimi në javën e kaluar ka botuar librin me tregime “Mona Liza”.

Halimi ka kohë që ka dëshmuar se proza e tij është mjaft specifike. Rrëfimi i përvijohet midis reales dhe fantastikes. Pothuajse në të gjitha tregimet e këtij libri ngjarjet e jashtëzakonshme ndodhin në një ambient të zakonshëm. Në disa tregime të këtij libri objekt narracioni bëhen legjendat shqiptare, të cilat për të janë burim i pashtershëm frymëzimi.

Nëntëmbëdhjetë tregimet e këtij libri janë një lëndë e mjaftueshme për ta kapur dhe ndier bukurinë e rrëfimit. Së këndejmi, na vjen të kujtojmë se disa tregime të Shkëlzen Halimit janë përfshirë në disa antologji të tregimit shqiptar dhe të huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, me shumë gjasë…