Rashicën e dëshiron edhe Hertha

26 qershor 2020 | 09:25

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Werder Bremenit gjatë verës.

Sipas mediave gjermane, garës për transferimin e Rashicës tani i është futur edhe Hertha BSC. Rashica pritet të largohet nga Werderi për shumën prej 15 milionë eurosh.

Kohët e fundit, po ashtu, u raportua për interesimin e AC Milan për transferimin e futbollistit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë…