Monego: Këtu mund të paguhen këstet e kredive  

09 dhjetor 2019 | 21:28

Institucioni Mikrofinanciar “Monego” nuk do të operojë më në Kosovë. Kjo pas një vendimi të marrë nga Banka Qendrore të Kosovës, për shkak të ankesave të shumta nga klientët për kamatat e larta.

Por tani ky institucion i cili ka operuar në Kosovë tani gjendet në likuidim. Likuidatori i Monego-s ka lëshuar një njoftim për klientët që kanë obligime, se ku mund t’i paguajnë këstet e kredive.

Sipas njoftimit të Monego-s, pagesat e kredisë mund të paguhen në Banka për Biznes (BPB); Posta e Kosovës, Western Union dhe Vllesa Co.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama “Mbreti Zog, Geraldina dhe të tjerët” dhe monodrama “Ëndrra…