Monza shpreh interesim për Dzekon 

07 korrik 2022 | 13:57

Pas Sensit dhe Ranochias, Monza ‘troket’ sërish në dyert e Interit. Skuadra nga Brianza dëshiron një sulmues me peshë dhe emri që ka përfunduar në bllokun e Gallianit, është ai i boshnjakut Edin Dzeko, raportojnë mediet italiane.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me Interin, por hapësirat te zikaltrit janë mbyllur me afrimin e Romelu Lukakut, ndaj Galliani po provon ta bindë, duke i ofruar të njëjtën pagë, por të ndarë në dy sezonet e ardhshme.

Te Interi janë gati të heqin dorë nga boshnjaku, edhe pa marrë asgjë në këmbim, ndërsa tani u takon drejtuesve të Monzës që të bindin Dzekon, duke i ofruar një rol titullari në skuadër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të…