Morata: E lehtë të luash me Ronaldon

16 janar 2021 | 12:29

Në vigjilje të super sfidës kundër Interit, Alvaro Morata ka folur për “Sky Sport’, ku rezervon fjalët më të mira për Lukakun. Sulmuesi spanjoll u ndal fillimisht te sezoni i tij me bardhezinjtë apo marrëdhëniet me CR7.

“Me siguri që shumë gjëra kanë ndryshuar, shumë hapa në karrierë më kanë bërë më të pjekur. Jam më i kompletuar, edhe për shkak se tashmë jam baba. Marrëdhënia me Pirlon gjithmonë ka qenë shumë e mirë, por tashmë është më ndryshe, pasi është shefi im dhe duhet të ndjekë udhëzimet e tij”, ka thënë Morata.

“Ronaldo? Është shumë e thjeshtë të luash me të, e njoh prej një kohe të gjatë. E di çfarë i pëlqen dhe lëvizjet që bën. Ndonjëherë detyra ime është që të ndihmojë shokët, sepse 2-3 lëvizjet e mia i japin një dorë. Është kënaqësi të luash me të, është një nga më të mirët e historisë së futbollit. Shpresoj të luaj prej një kohe të gjatë me të”.

“Lukaku? Është një numrat 9 më të mirë në botë. Më pëlqen ta shoh të luajë. Do t’i kërkoj fanellën, pasi më pëlqen të luaj me futbollistë të mëdhenj, por shpresoj që të dielën të mos jetë në ditën e tij më të mirë”, deklaroi Morata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dardan Islami ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e…