“Mos i hidhni benzinë zjarrit”, reagimi i Bardhyl Mahmutit pas tensioneve në Skenderaj

14 maj 2026 | 22:09

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka reaguar pas konfliktit fizik ndaj zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Hysni Mehani, siç ka thënë “për shkak të fyerjeve mbi bazë kombëtare të njërit nga legjendat e luftës çlirimtare të Kosovës, kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka shkruar se u takon institucioneve të drejtësisë të ndirçojnë rastin dhe ka theksuar se është koha të ulen gjakrat dhe të shmanget rreziku i eskalimit të situatës.

“MOS I HIDHNI BENZINË ZJARRIT!
Pas konflikti që rezultoi me dhunë fizike ndaj zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, z. Hysni Mehani, për shkak të fyerjeve mbi bazë kombëtare të njërit nga legjendat e luftës çlirimtare të Kosovës, kryetarit të komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, jemi dëshmitarë të mesazheve nxitëse nga të katër anët. U takon institucioneve të drejtësisë të ndirçojnë rastin.
Është koha të ulen gjakrat dhe të shmanget rreziku i eskalimit të situatës. Mos i hidhni benzinë zjarrit se mund të bëheni përgjegjës për pasoja që askush nuk mund t’i paparashikojë”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Ndërkaq në një postim të dytë, Bardhyl Mahmuti ka shtruar një pyetje. “Ku e ka bazën arsenali i fyerjeve ndaj Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt…?”.

Ai ka theksuar se të gjitha ata që janë të interesuar të shohin burimin e arsenalit të fyerjeve dhe të terminologjisë diskualifikuese ndaj Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajn dhe luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka sugjeruar të shohin të dy pjesët e librit të sajuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë, i titulluar “Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiji, 2003) dhe të publikuara nga Qeveria e Serbisë. 👇

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se…