“Mos ju ngjit Granitit me zor”/ Ndjekësit “kryqëzojnë” Fifin: I rrinte afër si shok, por…

18 tetor 2021 | 15:10

Fifi dhe Graniti janë dy ndër banorët më të komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Afrimiteti i tyre po komentohet shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Teksa po përflitet se mes tyre po lind një dashuri, ka edhe nga ata që dyshojnë se gjitha është një lojë mes tyre. Sipas publikut, ata po bëjnë gjithçka për të bërë më shumë zhurmë dhe për të qenë në qendër të vëmendjes.

Në profilin zyrtar të “Big Brother Albania” në “Instagram”, ndjekësit shkruajnë se Graniti po “përdor” këngëtaren e njohur që të rezistojë sa më shumë brenda shtëpisë.

Ndërsa nga ana tjetër përflitet se Fifi po kërkon vetëm vëmendje nga publiku dhe shfrytëzon lidhjen  me Granitin. Gjithashtu ndjekësit kanë vënë re diçka dhe nuk kanë nguruar që t’ia venë në dukje Fifit. Sipas tyre ajo u ngjitet Granitit me zor.

“Kjo i ngjitet me zor. Graniti i rrinte afër si shok ndihej mirë por kjo filloi ta shohë si të dashur, e zuri halli Granitin”, shkruan njëri prej komentueseve. Gjithsesi është ende shpejt për të thënë me siguri nëse realisht ka diçka mes tyre apo do ketë në të ardhmen.

“Mos ju ngjit Granitit me zor”/ Ndjekësit

“Mos ju ngjit Granitit me zor”/ Ndjekësit

“Mos ju ngjit Granitit me zor”/ Ndjekësit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Squid Game”, që nga transmetimit ka shënuar rekord të madh.…