Mos përhapni propagandën e Aleksandar Vuçiqit – Joseph Goebbelsit ballkanik!

19 maj 2020 | 10:08

Në 21-vjetorin e fillimit të “PLOJËS SË DUBRAVËS”!

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Bombardimi i caqeve civile shqiptare nga aviacioni serb u shoqërua me një propagandë të paparë nga ana e ministrit i Informacionit në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për të fajësuar NATO-n për këto aksione. Duke fshehur krimin dhe duke fajësuar NATO-n, Serbia kreu një krim të dyfishtë!

Fatkeqësisht propaganda e Joseph Goebbelsit ballkanik krijoi huti kaq të madhe, saqë sot e kësaj dite shpërndahen në mënyrë të pavetëdijshme sajesat serbe.

Sot përkujtojmë 19 maj e vitit 1999, kur MiG 21 bombardoi pavijonin C1 në burgun e Dubravës dhe vrau tre kolos të çështjes sonë kombëtare dhe luftës së UÇK-së: Enver Topallin, Abdullah Tahirin dhe Gjokë Ndrecajn!

Gjatë periudhës 19-22 maj 1999 forcat serbe kryen njërin ndër aktet më të rënda gjenocidare që njihet me emrin “Masakra e Dubravës”, gjatë së cilës u vranë  121 shqiptarë dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

Jam në përfundim të një libri që do të hedhë dritë rreth këtyre aksioneve mizore që bëri Serbia gjatë gjenocidit në Kosovë.

Lavdi Enver Topalliit!

Lavdi Abdullah Tahirit!

Lavdi Gjokë Ndrecajt!

Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se ai e di se…