Moska publikon për herë të parë listën e ukrainasve të vrarë

18 prill 2022 | 15:22

Moska ka publikuar për herë të parë listën e ushtarëve ukrainas të vrarë gjatë luftimeve, sipas “La repubblica”

“Ministria ruse e Mbrojtjes ka të dhëna të besueshme për humbjet reale të ushtrisë ukrainase, Gardës Kombëtare dhe mercenarëve të huaj”, është thënë në deklaratën e publikuar në kanalin “Telegram” të departamentit.

“Numri i të vrarëve është 23 367”, është thënë në deklaratë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar se dokumentet që posedon paraqesin  gjithashtu një numër të madh ushtarakësh, të plagosur dhe të zhdukur. Për humbjet e pësuar nga Garda Kombëtare e Ukrainës, Moska ka publikuar listën me të dhënat personale të viktimave, “të marra nga dokumente reale ukrainase”, të cilat zbulojnë edhe informacione për “humbje të konsiderueshme në mesin e forcave speciale të Azov-it.

“Regjimi kriminal i Kievit nuk i pranon humbjet e tij”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar që nga…