Moska ul armët për Ditën e Gruas, shpall armëpushim në pesë qytete të Ukrainës

07 mars 2022 | 22:26

Rusia njoftoi sonte një armëpushim në disa qytete të Ukrainës, i cili do të zbatohet nga ora 9 e mëngjesit të së nesërmes me kohën e Ukrainës (e martë, 8 Mars) për të mundësuar evakuimin e civilëve përmes korridoreve humanitare.

Federata Ruse shpall një armëpushim nga ora 10:00 (ora e Moskës) më 8 mars” për të evakuuar civilët nga Kievi dhe qytetet Sumy, Kharkiv , Chernihiv dhe Mariupol” , tha Ministria e Mbrojtjes.

Ky njoftim është referuar nga shumë media ruse.

Më herët, u raportua se tetë ushtarë ukrainas u vranë dhe 19 u plagosën sot nga një sulm ajror rus që goditi kazermat e tyre në qytetin jugor të Mykolaif, ndërsa ata ishin duke fjetur.

Lajmi u raportua nga guvernatori lokal Vitaly Kim, i cili tha se tanket ruse po qëllonin në aeroportin e qytetit.

Pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve ndërmjet negociatorëve rusë dhe ukrainas u intensifikuan bombardimet në fronte nga forcat ruse.

Një raund i katërt do të zhvillohet shumë shpejt, tha një negociator rus tha të hënën.

“Raundi tjetër, i katërt, do të zhvillohet në Bjellorusi në një të ardhme shumë të afërt,” i tha televizionit shtetëror rus negociatori rus Leonid Slutsky.

Pushtimi rus hyri në ditën e 12-të të hënën, ndërsa forcat shtuan granatimet e tyre ndaj qyteteve të Ukrainës në qendër, në veri dhe në jug të vendit të dielën vonë. 

“Vala e fundit e sulmeve me raketa erdhi pasi ra errësira,” tha këshilltari presidencial Oleksiy Arestovich.

Aktualisht, zonat që janë nën granatime të rënda përfshijnë periferi të Kievit, Chernihiv në veri, Mykolaiv në jug dhe Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, sipas agjencisë së lajmeve AP.

Në Kharkiv, granatimet dëmtuan kullën e televizionit dhe artileria e rëndë po godiste zonat e banuara. Ndërsa, në Chernihiv, zyrtarët thanë se të gjitha rajonet e qytetit po viheshin nën sulm me raketa .

Ndërkohë, nafta u rrit mbi 135 dollarë për fuçi pasi Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrtonte një embargo ndaj furnizimeve ruse.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ka probleme me stafin që operon centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili tani është nën kontrollin e forcave ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, me rastin e…