Moszbardhja e rastit të Astrit Deharit, Kurti: S’mund të bëhem prokuror e gjykatës, drejtësia është shtyllë e ndarë pushteti

05 nëntor 2025 | 11:44

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i aktivistit të LV-së, Astrit Dehari.

Kurti ka thënë se lidhur me hetimet për vdekjen e Deharit s’ka pasur ndonjë avancim cilësor në hetime, derisa ka theksuar se sistemi i drejtësisë duhet të punojë shumë më tepër për ta zbardhur këtë rast.

“S’ka avancim cilësor. Si qeveri jemi në gjendje gatishmërie, të vullnetshëm dhe të interesuar që ta ndihmojmë Prokurorinë. Mirëpo 9 vjet janë shumë, edhe 9 muaj janë shumë pa u sjell drejtësia”.

“Sistemi i drejtësisë të bëjë shumë më tepër, sepse kjo padrejtësi, ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe LV-së, por për mbarë popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se qeveria dhe LV-ja s’mund ta bëjnë punën e drejtësisë, meqë janë shtylla të ndara të pushtetit.

“Është prokuroria që duhet të bëjë shumë më tepër që të sillet drejtësia. Si `qeveri dhe LV na kanë në dispozicion, por ne punën e Prokurorisë edhe të sistemit të Drejtësisë s’mund ta bëjmë. Janë shtylla të ndara të pushtetit”.

“Ka shumë mundësi që për këtë rast të hetohet edhe procesi i hetimit. Sepse kur diçka nis mbrapsht, bëhet dyfish më e vështirë që të kthehet mbarë”

“Si kryeministër unë, aktivistët tanë, ministrat tanë, deputetët tanë, s’mund të bëhen prokuror e gjykatës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Gjykata Speciale…