Mot i nxehtë, temperaturat deri në 38 gradë

28 korrik 2021 | 08:46

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur në vend është shënuar rritje e të…