Moti i keq në Greqi, dy persona humbin jetën

09 gusht 2020 | 11:22

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi.

Si pasojë e motit të keq raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.

Viktimat janë dy te moshuar 85 vjeç që kanë gjetur vdekje tragjike ne shtëepinë e tyre për shkak te fenomeneve te tejskajshme te motit.

Sipas grupeve të shpëtimit u gjetën te mbytur nga ujërat e rrëmbyera qe përmbyten disa fshatra.

Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete , tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Sipas kryebashkiakut te fshatit Vasiliko brenda disa orësh ujërat e lumit Lilas kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa fshatra.

Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi ka ende dhjetëra shtëpi ne te cilat uji ka mbuluar bodrumet apo katet e para.

Madje thuhet se ne fshatin Politika ka banorë qe ndodhen te izoluar ne tarracat e shtëpive te rrethuar nga uji qe ka përmbytur çdo gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për gjashtë muajt e parë të këtij viti të hyrat…