Moti i keq paralizon Evropën

11 janar 2019 | 16:56

Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë paralizuar Evropën. Shumë shtete ndodhen në kaos për shkak të rrugëve të bllokuara. Në Gjermani dhe Suedi shumë shkolla janë mbyllur, shërbimi hekurudhor është pezulluar dhe rrugët janë bllokuar.

Në Jug të Bavarisë, Kryqi i Kuq u angazhua për të ndihmuar shoferët e bllokuar në një autostradë. Një djalë 9-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar.

Në Suedinë Veriore rrugët u bënë të pakalueshme për shkak të stuhisë së borës. Në këtë vend u regjistruan erëra të forta me shpejtësi rreth 170 km/h.

Edhe Austria u paralizua nga moti i keq, pasi në disa zona bora kishte shkuar në 3 metra lartësi. Alexander Radlherr, i Institutit të Austrisë për Meteorologjinë dhe Gjeodezinë, tha se kjo sasi bore e rënë është e pazakontë. Sipas tij, dëborë me intensitet të tillë në vendet që janë 800 metra mbi nivelin e detit, bie një herë në 30 deri në 100 vjet. Rreth 200 ushtarë austriakë dolën në rrugë për të ndihmuar njerëzit e bllokuar.

Në Zvicër, një ortek goditi hotelin e një restoranti duke lënë tre persona të plagosur. Dëshmitarët thanë se orteku ishte 300 metra i gjerë. Autoritetet kërkuan për persona që mund të ishin zënë poshtë nga orteku, por nuk ka raportime për të zhdukur. /tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt ka paralajmëruar se Brexiti…