Moti në fundjavë në Kosovë me reshje të lehta të borës

25 janar 2019 | 21:22

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës së shtune.

“Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius (ditën e diele). Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilanci i shpërthimit të naftësjellësit në qendër të Meksikës, ka…