Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë

31 mars 2020 | 22:08

Prilli do të fillojë me reshje të dendura bore në viset kontinentale të rajonit tonë, kurse në viset bregdetare priten reshje të dendura shiu.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe i ftohtë. Priten reshje dëbore në tërë territorin, herë pas here intensive. Reshjet më të fuqishme të borës do të jenë në juglindje të vendit.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu dhe bore varësisht nga lartësia mbidetare dhe pozita gjeografike. Pritet një ditë e vërtetë dimërore.

Reshjet më të fuqishme të borës gjatë ditës së nesërme do të përfshijnë Maqedoninë e Veriut kur pritet që trashësia e borës në disa rajone kodrinore-malore të shkojë mbi gjysmë metër. Reshje bore do të ketë edhe nëpër ultësirat e Maqedonisë së Veriut. Reshje të dendura bore nesër priten edhe Mal të Zi me përjashtim ndoshta të bregdetit ku priten reshje të dendura shiu.

Nga pasnesër në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Reshje atmosferike nuk do të ketë, por do të jetë ftohtë veçanërisht mbrëmjeve, netëve dhe mëngjeseve ku ekziston rrezik potencial për acar të dëmshëm nëse do të ketë kthjellim të motit. Temperaturat maksimale do të ngriten gradualisht.

Të shtunën priten reshje shiu në jug të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore, kurse në viset kodrinore-malore priten reshje bore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kepa Arrizabalaga nuk është më portieri titullar i Chelseat. Në…