Kepa-Donnarumma, afër shkëmbimit

31 mars 2020 | 22:00

Kepa Arrizabalaga nuk është më portieri titullar i Chelseat.

Në muajt e fundit, trajneri Frank Lampard ka preferuar mes shtyllave veteranin argjentinas Willy Caballero dhe për këtë arsye portieri i kombëtares spanjolle mund të vendosë të largohet nga Blutë e Londrës.

Së fundmi në media kanë qarkulluar zërat për një interesim të Chelsea-t për Donnarumman dhe madje mediat angleze shkruajnë se për të bindur Milanin drejtuesit e klubit londinez mund t’u ofrojnë si shkëmbim kuqezinjve kartonin e Kepa Arrizabalagës plus një shumë të majme parash.

Ky i fundit u ble nga Chelsea në verën e vitit 2018-të për shifrën rekord të 80 milionë eurove dhe është portieri më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi cilësohet…