
Moti për dy ditët e ardhshme
14 maj 2022
| 18:51
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.”, ka njoftuar IHK-ja.