Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

04 qershor 2020 | 20:15

Në Kosovë, gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi. Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit do të luajë në ndeshjen ndaj Llapit…