Moti për pesë ditët e ardhshme

12 shkurt 2023 | 11:48

Mot i thatë me vranësira e diell gjatë javës në vijim. Në mëngjes ngrica dhe mjegull ultësirave.

12.02.2023 – Mot i thatë dhe qëndrueshëm, pa mundësi për të reshura parashihet gjatë javës vijuese.  Ditëve të para do të ketë edhe vranësira por edhe intervale me diell, derisa nga dita e enjte intervalet me diell do të jetë më të gjata.

Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, ultësirave me kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Moti më stabil me periudha më të gjata qetësie sidomos orëve të mbrëmjes, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Vetëm gjatë ditës vende-vende nivelet e ndotësve mund të jenë në vlera të pranueshme.

Datat:

13.02 – Vransira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.

14.02 – Vransira dhe intervale me diell.  Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

15.02 – Pjesërisht vranët paradite.  Intervale me diell gjatë ditës.

16.02 – Kthjellët dhe kryesisht me diell.

17.02 – Kryesisht me diell.  Kohë pas kohe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.

Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Golden State u mund 109-103 nga Lakers,…