Moti për sot

01 dhjetor 2019 | 00:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për sot (e diele) do të mbajë me diell dhe re të shpërndara.

Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Instituti ka paralajmëruar se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin me…