Rahoveci bie në Prizren

30 nëntor 2019 | 23:50

Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin me rezultat 85:81 (19:21, 20:21, 33:18, 13:21) në derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku mysafirët e fitojnë çerekun e parë 19:21, derisa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë që përfundon 20:21. Por, në periodën e tretë vendasit ishin shumë më të mirë, duke e fituar 33:18, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 72:60. Megjithatë, “vreshtarët” nuk u dorëzuan dhe hynë në një seri prej 12:0, duke barazuar shifrat në 72:72. Sidoqoftë, prizrenasit në katër minutat e fundit të ndeshjes tregohen më të vëmendshëm, duke fituar në fund me rezultat 85:81.

Te Bashkimi u dalluan Corey Ross me 26 pikë e dhjetë kërcime dhe Ujkan Karanezi me 19 pikë e 12 kërcime, kurse më të dalluarit te skuadra mysafire ishte Joshuan McFolley me 17 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, Jure Gunjina me 16 pikë e 14 kërcime dhe Christian Bradford me 16 pikë.

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e nëntë këtë edicion, derisa numëron edhe tri humbje, kurse humbja e dytë për Rahovecin që ka edhe 11 fitore, duke kryesuar në renditje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e…