Moti sot, ftohtë dhe temperatura deri -10 gradë

26 janar 2022 | 08:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.

IHK-ja njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë…