Moto GP zyrtarizon kalendarin me 13 gara, të gjitha në Evropë

11 qershor 2020 | 15:02

Moto GP ka paraqitur kalendarin e sezonit 2020. Në kalendarin e publikuar nga Dorna (kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit) janë 13 gara, të gjitha në Evropë. Sezoni do të nisë më 19 korrik në Spanjë, në pistën e Jerez ku do të zhvillohen dy gara (19 dhe 26 korrik).

Nga dy gara do të zhvillohen edhe në pistën austriake të Zeltweg, atë të Misano (San Marino), Aragon dhe Valencia (Spanjë). Sezoni do të përfundojë më 15 nëntor, ndërkohë që nuk dihet ende fati i garave jashtë Evropës për shkak të koronavirus, raporton “Telesport”.

Kalendari 2020 i Moto GP: 19 dhe 26 korrik në Jerez (Spanjë),  9 gusht në Brno (Republika Çeke), 16 dhe 23 gusht në Zeltweg (Austri), 13 dhe 20 shtator në Misano (San Marino), 27 shtator në Montmelo (Spanjë), 11 tetor në Le Mansh (Francë), 18 dhe 25 tetor në Aragon (Spanjë), 8 dhe 15 nëntor në Valencia (Spanjë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sanije Desku ka shërbyer si  mami gjatë luftës së Kosovës.  …