Moura: Tottenhami mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

21 shkurt 2018 | 17:14

Tottenhami ishte ndalur nga skuadra e kategorisë së tretë, Rochdale, të dielën, por entuziazmi i transferimit të ri, Lucas Moura, nuk ka ndryshuar.

Ai ka shprehur mendimin se Tottenhami është në gjendje ta sfidojë për titullin e Ligës së Kampionëve. Anësori e la PSG-në për Tottenhamin në janar pasi transferimet e Neymarit dhe Mbappes ia kufizuan minutazhin.

“Secili lojtar dëshiron të fitojë trofe, ta bëjë historinë dhe unë jam këtu për ta bërë historinë me shokët e mi të rinj, bashkëlojtarët e mi të rinj. Unë besoj se për shkak se kemi shumë cilësi dhe strukturë të mirë, jam vërtet i impresionuar. Ne mund të ëndërrojmë për Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Moura.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka…