Mourinho dhe Guardiola rrëfehen për incidentin pas derbit

13 dhjetor 2017 | 14:31

Jose Mourinho ka kritikuar sjelljen dhe edukimin e Manchester Cityt kur pyetet për sherrin pas ndeshjes së Manchester Unitedit dhe Cityt.

Klubeve u është kërkuar të rrëfehen te Federata Angleze pas sherrit që ndodhi në tunelin e “Old Trafford” pas fitore dramatike 2-1 ndaj Cityt në Premierë Ligë.

Pasi në fillim refuzoi të fliste për incidentin, trajneri i Unitedit dha një përgjigje të koduar: “Për mendimin tim, ishte një çështje diversiteti – diversitet në sjellje dhe edukim. Asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Mourinho.

Në anën tjetër, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se ai ka inkurajuar ekipin të festojë fitoren 2-1 ndaj Manchester Unitedit, por mohon se e kanë ekzagjeruar. Kur pyetet nëse lojtarët e tij e kanë ekzagjeruar, Guardiola u përgjigj: “Jo. Pa dyshim se jo. Ne ishim të lumtur. Ne fituam derbin ndaj Unitedit, një nga rivalët më të mëdhenj që kemi”.

Lojtarët e Cityt në fillim kanë festuar fitoren e së dielës përpara tifozëve të tyre dhe stafi teknik ftoi Guardiolan t’i bashkohej, por ai refuzoi. Pasi lojtarët dhe stafi po i drejtoheshin tunelit, Mourinho është ankuar për festimin e kundërshtarëve teksa po shkonte të intervistohej. Aty plasi sherri ku portugezi është goditur me qumësht dhe 30 veta filluan të shaheshin dhe të goditeshin.

“Ne festuam. Mendoj se nëse Unitedi do të fitojë një derbi, do të festojë. Po ku? Brenda dhomave të zhveshjes. Atë gjë u munduam të bënim dhe e bëmë. Njerëzit duhet të kuptojnë se ne ishim të lumtur. Pas asaj që ka ndodhur, shpresoj të mos ndodhë më”, ka deklaruar Guardiola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur të…