Mourinho e dëshiron Dybalan te Roma

13 maj 2022 | 15:20

Sipas “Il Corriere dello Sport”, trajneri i Romës, Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Paulo Dybalan dhe madje ai e ka informuar argjentinasin për dëshirën e tij në janar.

“La Joya” do të largohet nga Juventusi në fund të kontratës së tij në qershor dhe ka qenë i lidhur me një numër klubesh në mbarë Evropën. Interi duket se është në “pole position” për të siguruar shërbimet e tij, por Mourinho është i vendosur të nënshkruajë me 28-vjeçarin në verë.

“Il Corriere dello Sport” ka raportuar se një i afërm i Dybalas beson se një lëvizje te Roma do të ishte “opsioni më i mirë” për sulmuesin, i cili është duke e konsideruar një transferim në “Stadio Olimpico.

Dybala ka zhvilluar bisedime me Interin dhe disa klube evropiane, duke përfshirë Arsenalin, Newcastle United, Barcelona, ​​Manchester United, Tottenham dhe Sevilla, por Roma është gjithashtu ndër opsionet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë me dije se…