Mourinho me fjalë të mëdha për paraqitjen e Shkëndijës

24 shtator 2020 | 22:36

Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës së Tetovës, pavarësisht humbjes 1-3 ndaj Tottenhamit.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga një prej trajnerëve më të mirë në botë si Jose Mourinho.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku portugez, nuk nguroi t’i thurte elozhe tetovarëve, duke u shprehur: “Nëse Shkëndija do të luante kundër një skuadër tjetër, jo kundër nesh do të kishte më shumë shanse, për t’u kualifikuar.  Është një skuadër që po ta lesh të luash futboll, të vë goxha në vështirësi. Mendoj se kishin më shumë cilësi se Lokomotiva Plodiv. Shpreh keqardhje që luajtëm në një stadium të boshatisur, por gjithsesi duhen respektuar rregullat”, u shpreh ndër të tjera Murinjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimović është i infektuar me Covid-19. Lajmi është bërë…