Mourinho mund të shkarkohet, Sarri shihet si pasardhës

15 prill 2021 | 11:35

Humbja kundër Manchester Unitedit në kampionat mund t’i ketë kushtuar shtrenjtë Jose Mourinhos.

Trajneri portugez dhe Tottenhami tashmë e shohin me dylbi mundësinë e kualifikimit për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, aq më tepër pasi u eliminuan në mënyrë të turpshme edhe nga Liga e Evropës, e cila ishte edhe rruga më e shkurtër drejt një vendi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

E gjithë kjo ka bërë që në fund të këtij sezoni të dyja palët t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit, me Tottenhamin që ka vënë në krye të listës së dëshirave ish-trajnerin e Juventusit. Bëhet fjalë për Maurizio Sarrin, i cili, pasi fitoi me Chelsean Ligën e Evropës dhe me bardhezinjtë kampionatin, shihet si një kandidat shumë i fortë për të pasuar Mourinho.

Nga ana tjetër, Jose do të ngushëllohet me 36 milionë euro që i takojnë nga kontrata deri në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga shpërthimi i pandemisë e shkaktuar nga Covid-19, njëra…