Mourinho tregon se kur rikthehet Kane

05 shkurt 2020 | 13:01

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane pësoi një lëndim në këmbë ditën e Vitit të Ri, gjatë ndeshjes kundër Southamptonit.

Trajneri Jose Mourinho ka bërë me dije se sulmuesi anglez nuk do të rikthehet para muajit maj. “Spurs” takohen me Leicester Cityn me 9-10 maj në ndeshjen e parafundit në Premier Ligë.

“Pres të kthehet në ndeshjen kundër Leicesterit. Ndoshta do të na duhet ajo ndeshje për diçka. Që të jemi në pozitën e katërt, të pestë apo të gjashtë. Ndoshta ai do të mundë të na ndihmojë në atë ndeshje. Shpresoj”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë aktakuzën për disa…