Rrotullimi i xhipave të EULEX-it, hidhet poshtë aktakuza kundër Konjufcës, Sveçlës dhe Zybës

05 shkurt 2020 | 12:55

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë aktakuzën për disa nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe nënkryetarin e saj, Glauk Konjufca, tash ministër i Punëve të Jashtme.

Vendimi i Gjykatës është dhënë më 27 dhjetor 2019, një ditë pasi Glauk Konjufca ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Ata akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it, të bërë gjatë viteve 2011-2012.

Vendimin për pezullim të rastit, e ka publikuar ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, njëri prej të akuzuarve për rrotullimin e xhipave të EULEX-it.

Të akuzuar përveç Glauk Konjufcës e Rron Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla, Sali Zyba dhe disa të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1,…