Mourinho: Unë e di të ardhmen e Eriksenit

27 dhjetor 2019 | 19:58

Christian Eriksen flitet prej kohësh se mund të largohet nga Tottenhemi, pasi dëshiron të nisë një aventurë të re.

Mesfushorit i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe shpeshherë e ardhmja e t’i është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi. Për këto zëra ka folur edhe tekniku i Tottenhemit, Jose Mourinho, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se e di të ardhmen e futbollistit, por nuk mund ta thotë.

“Unë e di të ardhmen e Eriksenit, ose më saktë mendoj se e di. Komunikimi i tij me mua është plotësisht i hapur dhe i sinqertë, ne i besojmë shumë njëri-tjetrit. Unë e di të ardhmen e tij, por nuk do të jem unë ai i cili do ta zbuloj atë. I takon lojtarit vetë të flasë për të ardhmen e tij. Do ta marrë ai vendimin për ta bërë atë, jo unë”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet sapo ka ndodhur në Shqipëri, ku epiqendra e…